Radio Tirana Fëmijë- Me Interpretues të vegjël "Parlamenti i pylli" këndon Stefan Morena.

Radio Tirana Fëmijë- Me Interpretues të vegjël "Parlamenti i pylli" këndon Stefan Morena.

Në Hit Parade-in e sotëm fëmijë kemi shkëputur një këngë shumë të bukur nga Festivali i këngës për fëmijë, titulli "Parlamenti i pylli" këndon Stefan Morena.
Si thoni ta këndonjmë të gjithë njëzëri tekstin: 
"U përhap një lajm në pyll,
Menjëherë,
Do të mblidhet parlament,
Në pranverë,
Në përbërje do të ketë, 
Shpendë edhe kafshë,
Ca të majtë e ca të djathtë.
(Ref)
Parlamentin do ta zgjedhë,
Bota lirë,
Kush dëshiron të kandidojë,
Të matet mirë,
Parlamenti nuk do zhurmë,
Do mend edhe punë,
Më të mirët i pranojnë.
 
Kafshët, shpendët u shpejtuan,
Kandidat u regjistruan,
Në takime e mitingje nisen të pranojnë,
Ha ha ha e hi hi hi e,
Kua kua kua e ki ki ki e,
Po nuk dihet kush po fiton.
 
U hap lajmi nëpër pyll,
Anembanë,
N'parlament na paskan hyrë dy fazan,
Shumë bretkosa, papagaj,
Nuk ka asnjë lepur,
Mbush kokosha e gomar.
 
(Ref)
Parlamentin do ta zgjedhë,
Bota lirë,
Kush dëshiron të kandidojë,
Të matet mirë,
Parlamenti nuk do zhurmë,
Do mend edhe punë,
Më të mirët i pranojnë.
 
Kafshët, shpendët u shpejtuan,
Kandidat u regjistruan,
Në takime e mitingje nisen të pranojnë,
Ha ha ha e hi hi hi e,
Kua kua kua e ki ki ki e,
Po nuk dihet kush po fiton.
 
Nisi puna n'parlament,
Me shpejtësi,
Dy kokosha e gomar,
Kryesi,
Plasi sherri menjëherë, grindja e shamata,
Duam zgjedhje përsëri."

Radio