Lajmet më të rëndësishme të emisionit “Shqipëria në një javë” - E shtunë, 05.06.2021

Lajmet më të rëndësishme të emisionit “Shqipëria në një javë” - E shtunë, 05.06.2021

Analisti i javës - Analisti Roland Qafoku tha në emisionin “Shqipëria në një javë” në Radio Tirana se urimi nga ana e Amerikanëve për qeverinë e Edi Ramës ka vulosur rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka deklaruar se nuk priste tjetër gjë sepse SHBA e praktikojnë gjithmonë urimin e qeverive fituese. Qafoku foli edhe për presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se në 30 vite ka treguar që është një politikan i fortë. Gazetari i njohur shtoi në fund se nuk pret asnje surprizë nga PD më 13 qershor, sepse Lulzim Basha do të jetë sërish kryetar i demokratëve, por tha se e vlerëson shumë këtë garë, e cila duket se ka seriozitet.

 

Psikologia e javës - Psikologia Marsela Lekli tha në emisionin “Shqipëria në një javë” se ngjarja e ndodhur dje në kryeqytet, është tejet e rëndë ku ish-vjehrri ka vrarë dhëndrrin, ndërsa si bashkëpuntore në krim ëshë edhe e bija, e cila është vënë në pranga. Ajo ka deklaruar se me familjet shqiptare po ndodh një fenomen që pëkthehet në rritje të rasteve divorcësh. Gratë jane ato që e kërkojnë më shumë divorcin për shkak të dhunës në familje, ndërsa ka rastet që edhe burrat duan të ndahen, kryesisht për raste tradhëtie psikologia Lekli shtoi se duhet të ketë më shumë vëmendje nga ana e institucioneve.

 

Durrësi raporton - Kolegia e “Shqipëria në një javë” në Durrës tha se në qytetin bregdetarështë rikthyer jeta kulturore. Pas komedisë “Martesa” është rikthyer në amfiteatrin e qytetit “Boeing Boeing” duke rrëmbyer duartroktijet e qytetarëve. Publiku dhe aktorët, i kishin munguar njëri-tjetrit gjatë nje viti në pandemi. Sa i takon pandemisë Covid-19, prej disa ditësh nuk ka patur asnje të infektuar. Ndërsa procesi i vaksinimit po vijon me ritme të larta. Sa i takon procesit turisitik, ai ka nisur me një numër të lartë tursitësh. Qeveria ka hequr edhe masat në kufi për të gjithë turistët. Në vijen bregdetare do të nisin prishjet e ndërtimeve pa leje.

 

 

Fieri raporton - Reporteri i “Shqipëria në një javë” në Fier, tha në Radio Tirana se ka nisur puna nga ekipi shqiptaro-turk i spitalit te Fierit. Ai ka deklaruar se janë kryer edhe ndërhyrjet e para krirurgjukale, të cilat fatmirësisht kanë rezultuar me sukses. Sa i takon sitatës me Covid-19 ajo ka qenë në kushte tejet normale dhe për këtë arsye është mbyllur edhe pavioni Covid-19. Në zonat arkeologjike, ka patur mjaft vizitorë vendas dhe të huaj. Ndërkohë më Darzezë është shembur ura, ndërsa banorët e fshatit janë te izoluar. Autoritetet kanë nisur ndërtimin e një ure tjetër provizore.

Radio